Zbulohen 2 bashkëpunëtorët e Balilit, ja emrat

Zbardhen detaje të reja mbi Shefin e Transporteve në Sarandë, Kelment Balili i akuzuar nga Partia Demokratike si koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat greke shkruajnë se Balili është shpallur në kërkim  më 9 maj, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në vende të tjera të Europës.

Po ashtu mediat greke kanë zbardhur edhe emrat e dy bashkëpunëtorëve të Balilit, Petro Dalanaj e Kleanth Palaj për të cilët thuhet se transportuan drogën 678.5 kg drogë, që u sekuestruan nga policia greke në një ishull në Greqinë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë greke, Dalanaj dhe Palaj ishin udhëruar nga Balili për të transportuar drogën nga Saranda në Zakytho, shkruan shqiptarja.com.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?