Zbulohen 20 mijë rrënjë kanabis në Sarandë. Asnjë i arrestuar
Asgjësohen 20 mijë rrënjë kanabis sativa në Sarandë, ndërsa policia nuk ka mundur që të arrestojnë pronarët e kësaj sasie të madhe lënde narkotike.
Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjesuar 20 mijë rrënjë kanabis sativa. Sipas njoftimit, lënda narkotike u zbulua në fshatin Kardhoë. Bimët ishin mbjellë në zonën përballë “Piramidës 51”, prej të cilave:
15.000 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, 5.000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie, por nuk arrestoi kultivuesit e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

