Zbulohen dy shuma të parave të grabitura në Rinas, 5 mijë euro i gjenden…

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019. Raportohet se policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës.

Nga ana tjetër, raportohet se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin./BW

SHKARKO APP