Zbulohen grabitësit? Prokuroria: Lajme të pasakta

Sot në media u publikua lajmi se janë zbuluar dy grabitësit e tjerë të 10 mln eurove në Rinas. Në një reagim për këtë zhvillim, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, mohojnë vërtetësinë e këtij lajmi.

Reagimi i plotë

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?