Zbulohen lëvizjet e dy të rinjve para vrasjes në Dibër
Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij teksa të dy kishin dalë për gjueti.
18-vjeçari Rifat Xheleshi pasi kishte qëlluar pa dashje shokun, kishte zbritur në fshat për të kërkuar ndihmë që të transportonin Kosiqin drejt spitalit.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndihma mjekësore është vonuar dhe i riu ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.
Bëhet me dije se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah. Jo më larg se sot, ata kishin dalë në qendër të fshatit për t’u takuar rreth orës 11:00 dhe më pas ishin ngjitur bashkë në mal.