Zbulohen pasuritë e krimit, ja sa apartamente, vila dhe lokale janë blerë me para droge

Në të gjithë vendin ka një numër të konsiderueshëm të pasurive që janë siguruar përmes aktivitetit kriminal dhe pronarët e tyre kanë qenë, ose janë me precedentë penalë. Burime të Policisë shqiptare bëjnë me dije se është bërë një verifikim i plotë i pasurive në të gjithë vendin.

Sipas hetimeve përmes agjentëve të krimit ekonomiko-financiar rezulton se janë 358 automjete luksoze, të cilat u përkasin organizatave kriminale, një pjesë e mirë e të cilave të blinduara. Gjithashtu janë zbuluar si të dyshuara se janë blerë me paratë e krimit 286 apartamente, 15 vila, 87 lokale, 7 komplekse të mëdha dhe 103 aktivitete biznesi.

Në çdo rast do të jenë njësitë operacionale dhe agjentët në terren që do të bëjnë bllokimin e pasurisë dhe njësia tjetër me emrin FAST për personat në kërkim, do të ketë për detyrë arrestimin e anëtarëve e krerëve të grupeve kriminale, apo të atyre që kanë precedentë penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu qarkullon edhe një listë me emrat e personave që kërkohen në Shqipëri dhe jo vetëm. Shumë prej të kërkuarve kanë qenë me masa ndalimi në Itali, Francë, apo gjetkë, por shuarja e masës së sigurisë dhe deportimi në vendlindje nuk i përjashton ata nga Drejtësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet do të vijojnë, sepse, disa prej tyre e kanë vijuar aktivitetin kriminal, përmes personave të tjerë, apo të afërm që kanë qenë në Shqipëri, apo edhe në shtete të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?