Zbulohen plantacione droge me vlerë 350 mijë euro në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 46 dhe 29 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale të prodhimit të drogës, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Mediat vendase shkruajnë se ushtria italiane po kryente një shërbim patrullimi kur në mes të një zone të pyllëzuar gjetën një kamp që përdorej për kultivimin dhe përpunimin e marijuanës.

Si rezultat u zbulua një plantacion i parë me 350 bimë dhe një i dytë prej 300 bimësh, të cilat ishin të lidhura me një sistem vaditjeje që merrte ujin nga një liqen aty pranë. Shqiptarëve iu gjetën gjithashtu dy pushkë gjuetie.

Droga, e hedhur në treg, do të kapte një vlerë prej rreth 350 mijë euro. Të dy shqiptarët u transferuan në burgun Sollicciano, ndërsa droga dhe armët u sekuestruan.

SHKARKO APP