Zbulohen prokurorët që do hetojnë dosjen 184
Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda e kaloi dosjen 184 në Dibër, dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016.
Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës. Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild”.
KOHA JONË SONDAZH

