Zbulohen shtëpi bari, në pranga dhe i sapoliruari nga burgu. U kap me makinë të blinduar dhe armë

RENEA zbarkoi sot në Vlorë. Tre persona janë arrestuar, teksa u zbuluan 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” dhe armë pa leje. Mes të arrestuarve edhe një emër i njohur për uniformat blu. Ai është Indrit Sadedini, i cili prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër.

Sadedini ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme .

Gjate kontrollit nga forcat operacionale dhe RENEA në Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri.

SHKARKO APP