Zbulohet agjenda e Kongresit të PS-së, në fokus 2023. Fjalën e fundit e thotë Rama
Nesër në Ditën e Rinisë, Partia Socialiste do të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm, objekti i të cilit është përgatitja për mandatin e 4-t qeveritar të kësaj force herët politike. Kongresi i 8 dhjetorit do të përfshijë në analizë të thelluar arritjet e qeverisjes së majtë, ku ndër më kryesoret mbetet reforma në drejtësi. Ndërkohë, është zbuluar edhe agjenda e këtij kongresi, i cili do të nisë në orën 11:45 dhe do të mbyllet me fjalën e kryeministrit në orën 16:40.
KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE
TË SHQIPËRISË – 8 DHJETOR 2023
11:45-PANELI 1
Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni,
Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale
12:00 – PANELI 2
Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi,
Bujqësia dhe Kultura
13:00 – PANELI 3
Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale,
Sipërmarrja, Arsimi Profesional
14:00 – PANELI 4
Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi
15:00 – PANELI 5
Siguria dhe Shqipëria në botë
15:50 – PANELI 6
Partia Socialiste 2030
16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama