Zbulohet arsyeja pse u paraqit në SPAK, Belind Këlliçi, akuzohet se ka falsifikuar…

Mesditën e sotme, ish deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK i thirrur nga Prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili është duke hetuar një çështje aspak të zakontë.

Këlliçi dyshohet se ka mashtruar me diplomën e shkollës së mesme, për të cilën ka dyshime se nuk e ka përfunduar, duke mbaruar vetëm 4 vite nga 5 të tilla në gjimnazin “Harry Fultz”. Gjithashtu, Këlliçi dyshohet se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit kur ishte deputet i PD. Dosja me provat dhe dokumentet për këtë çështje kanë përfunduar në duart e prokurorit të SPAK pas një kallëzimi penal nga avokati i njohur Idajet Beqiri.

Në dosje thuhet se Këlliçi në datën 24 mars 2023 ka plotësuar një “Formular Vetdeklarimi” para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilin ka theksuar se për periudhën e viteve 2005-2009 ka qenë me studime universitare në Baltimore, Maryland të SHBA. Sipas kallëzimit penal, në fakt deputeti Belind Këlliçi nuk kishte mbaruar arsimin e mesëm, për rrjedhojë nuk mund të ndiqte dot studimet e larta në SHBA.

SHKARKO APP