Zbulohet banda e vrasësve me pagesë e Arbër Bakos. 200 mijë euro për vrasjen e një oficeri

Mediat greke shkruajnë se pas dëshmisë së Bakos në polici, janë arrestuar dy persona të tjerë, një shqiptar me emrin Klodian.L, që njihet me pseudonimin “Meci” dhe një femër. Sipas mediave greke, Klodian L. akuzohet për tentativën e vrasjes së një oficeri të lartë të policisë greke kundrejt 200.000 euro të paguara nga burgu.

Ai është gjithashtu i dyshuar dhe për përfshirje në vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një person me emrin Olti, një polak, dhe një shofer taksie me shtetësi greke. Ata akuzohen si pjesëtarë të bandës së Bakos, roli i të cilit në këtë bandë nuk është qartësuar ende.

SHKARKO APP