Zbulohet baza në Durrës që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët
Një bazë ku prodhohej drogë në formë karameleje që më pas shpërndahej pranë shkollave, është goditur nga policia e Durrësit. Në pranga janë vendosur dy vëllezër, Ledio dhe Rubin Lemeti, përkatësisht 20 dhe 25 vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim 20-vjeçari me iniciale Xh.L.
Në banesën e Ledio Lemetit, policia sekuestroi 50 pako me drogë në formë karameleje, me peshë 650 gramë.
Gjithashtu është gjetur kanabis, 550 gramë material sintetik që shërbente për të prodhuar karamelet, peshore elektronike, kallëpe plastike për format dhe përbërës të tjerë.
Materialet hetimore do të referohen pranë Prokurorisë së Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

