Zbulohet bunkeri i fshehtë i Tito-s në Shkup, shteg i ngushtë (FOTO)

Bunkeri të ndërtuara gjithandej por për cfarë? Pas jehonës mediatike në mediet ndërkombëtare për bunkeret e ndërtua nga Enver Hoxha, në një Shqipëri nuk ishte e kërcënuar asnjë herë nga armiku real por ai imagjinar, të tjera bunkere zbulohen por jo në Shqipëri.

Së fundmi, në Maqedoni janë zbuluar bunkerë të ndërtuar nga pushteti i Josip Broz-Tito në Shkup. Bunkeri është gjetur në thellësi të malit “Mali i Zi” në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë.

E pa zbuluar deri tani, rruga që të shkohet në këtë bunker nëpërmjet një shtegu të ngushtë nëpër të cilin kanë ecur vetëm dhitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fotot e zbuluara nga gazeta Telegraf i Maqedonisë, shihen korridore, dhoma me mure të bardha, tunele dhe shumë hapësira tjera që ngjajnë në salla të mëdha. Çuditërisht, ka edhe sistem të instaluar të rrymës, rrjet për telefoni fikse dhe aparat që më herët është përdorur si telegraf.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpër dhoma nuk ka mobilje apo tavolina pune, edhe pse ka shenja se më herët ka pasur. Në fund të tunelit ka shkallë metalike që deri më tani nuk ka informacione se ku shpiejnë.

tito-1 tito-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?