Zbulohet data e zgjedhjeve lokale

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se përballja kryesore mes mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur pritet të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Fevziu deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në 9 Maj, pasi sipas tij është përmendur publikisht nga Klosi dhe Balla.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita. Për shembull, Ergest Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita. Tani problemi kryesor është kështu: nëse do mendimin tim, beteja e parë reale e pushtetit me opozitën, me të pakënaqurit, me protestën do të jenë zgjedhjet lokale, me sa duket, 9 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakipi: Në 9 maj do të jenë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Fevziu: Domethënë Klosit dhe Taulant Ballës u shpëtoi goja e thanë në 9 maj. Po derisa ata thonë në 9 maj, presidenti e dekreton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?