Zbulohet emri i parë, ja kush është shqiptari që fshehu paratë në Panama
Në skandalin botëror të Panamasë për fshehjen e të ardhurave u zbulua se ishin edhe dy kompani shqiptare, me 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Media izraelite Haaretz.com ka mundur të zbulojë edhe emrin e njërit prej personave nga Shqipëria që bën pjesë në listën e ‘Panama Papers’.
Bëhet fjalë për një biznes të quajtur ‘GFI Technologies’ i regjistruar në maj të 2013-s në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Në shkrim përmendet emri i një avokati të quajtur Assaf Halkin. Gjithashtu flitet dhe shtetas in shqiptar me emrin Ismail Mulleti.
Ai, së bashku me një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’, janë pronarët e kompanisë ‘GFI Technologies’. Avokati izraelit nuk iu përgjigj pyetje së Haaretz.com në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.
Emrat e kompanive të përmendura hedhin dyshime për aktivitetin në Shqipëri. Kompania Global Fluids International S.A. është ortake e kompanisë GFI ALBANIA, e cila kryen markimin e karburantit në Shqipëri.
GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me qëllim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.