Zbulohet foto të rralla nga “nostalgjikët” e ish-diktatorit Enver Hoxha

 

Në historinë 103 vjeçare, që kur u themelua shteti shqiptar, Enver Hoxha është udhëheqësi komunist i cili e ka drejtuar më gjatë vendin tonë. Pavarësisht se kanë kaluar mbi 25 vjet që kur ra diktatura komuniste, mes nostalgjikëve të Enver Hoxhës ka edhe të rinj të cilët kanë hapur një faqe në  rrjetet sociale ku edhe janë përgëzuar nga adhuruesit e tij, të cilët kanë publikuar foto dhe mesazhe të rralla të diktatorit komunist. Shumë prej tyre janë shfaqur as nostalgjikë,  saqë i bëjnë thirrje ish-udhëheqësit komunist të ngrihet nga varri dhe të marrë në dorë fatet e vendit.

Një prej tyre, i ka dedikuar edhe disa vargje:    

– O Enver, o yll , o drite

Çohu e fol si nga hera….

Që t’i shikojmë këta fundërrina

Si do të kthehen në plehra!

Por më poshtë janë edhe disa foto të rralla të ish-diktatorit Hoxha, që nga koha e luftës dhe deri në momentet e fundit të jetës.

A.M/Koha Jonë

SHKARKO APP