Zbulohet Identikiti: Si mund të jetë sot Bleona Mata, vajza që u zhduk në 2010

Ekspertë ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim  me CRCA kanë realizuar identikitin e vajzës që u zhduk pa lënë gjurmë në moshën e saj 6 vjeçare. Identikiti tregon si do të dukej ajo sot në moshën 16 vjeçare.

Për realizimin e identikitit u përdorën fotot e familjarëve të Bleonës,  nëna, babai dhe i vëllai, informon gazetarja e TV Ora, Nertila Dosti.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk  tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?