Zbulohet ishulli i orgjive, nën hetim i riu shqiptar
Një shqiptar është nën hetim nga autoritet greke në vrazhdën e një dosje që ka goditur një organizatë që merrej me trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion.
Shqiptari është 29 vjeç. Kaq detaje japin mediat greke lidhur me identitetin e tij.
Në dosjen që përfshin 13 persona nën hetim, disa në kërkim dhe një biznesmen 67-vjeçar nga Rodosi i arrestuar (pronar i një lokali dhe ambienteve banimi në ishull) janë siguruar disa përgjime nga një vajzë e infiltruar.
Ajo ka arritur të sigurojë bisedën telefonike mes biznesmenit grek dhe një 54-vjeçari po nga Rodosi.
Media greke “tribune”, duke cituar “burimeve kofidenciale”, raporton se përgjimet kanë hedhur dritë mbi festa seksuale që zhvilloheshin në ishullin e Rodosit me më shumë se 100 persona. Për “të bërë punën”, ishin të punësuara 5 vajza, të cilat merrnin 50 të pagesës nga tutorët e tyre para festave dhe 50 pas.
Është zbuluar gjithashtu se në ambientet e banimit që posedon biznesmeni grek, jetonin tre gra të cilat ushtronin prostitucion.
50 deri në 150 euro në varësi të “shijes” dhe orëve të punës, ishte pagesa që kërkonte biznesmeni për klientët e grave.
/SYRI.net/

