Zbulohet kapanoni për tharjen e hashashit në Lunxhëri, në kërkim një person (foto)
Në Gjirokastër është zbuluar një kapanon që shërbente për tharje të bimëve narkotike. Policia ka asgjësuar 370 bimë në proces tharje brenda kapanonit, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin D.G, banor i zonës.
Operacioni në fjalë është zhvilluar në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku u evidentua edhe kapanoni i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies.




KOHA JONË SONDAZH

