Zbulohet ku është vjedhur makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër

Janë zbardhur detaje të reja nga ekekutimi i çiftit në Shkodër.

Nga të dhënat e fundit pranë hetimit mësohet se makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë.

Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, çka u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një burim i policisë së Shkodrës tha se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana.

Ndërkohë foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Berçanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?