Zbulohet kush ia vuri tritolin BMW dhe lokalit në Sauk, arrestohet ish-i dënuari për vrasje
Komisariati Nr.1 iTiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë arritur të zbulojnë dhe arrestojnë autorin e dy shpërthimeve me tritol në Saukun e Vjetës në dhjetor të 2014-ës dhe në shkurt të 2015-ës. Ka rezultuar nga provat se ai është Eduard Dushku, 41 vjeç, një person i d%nuar më parë për vrasje.
Arrestimi u krye në në kuadër të operacionit “Deja Vu” zhvilluar dje.
Policia e Tiranës njoftoi se “Ndalimi i tij është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :
I ngjarjes së ndodhur më datë 9 dhjetor 2014, ku në vendin e quajtur Sauk i vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.
I ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2015 po në Sauk të vjetër, është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.”

