Zbulohet “laboratori” i kanabisit në Lushnje, arrestohen 3 persona
Tre persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur një banese si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fiqiri Dedej, 53 vjeç, banues në Dushk, Kreshnik Ibraliu, 30 vjeç, Klevis Likja, 38 vjeç, të dy këta të fundit banues në Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).
blob:https://www.facebook.com/99cb85ae-f429-4c86-ac99-3b0a0f2f3873