Zbulohet lidhja e dentistes që shantazhonte biznesmenët me Toyotan me euro në Durrës
Ilir Doçi, pronar i servisit DOCI GMBH në Achen në Gjermani, është personi që ka shitur makinat Toyota ku u gjendën 3.4 milionë euro.
Sipas dokumenteve doganore, mjetet janë shitur nga koncesionari “DOCI GMBH” në Gjermani, në pronësi të Ilir Doçit.
E sigurt është që ai është shitësi i makinave dhe pse në prononcimet ai u shpreh se nuk kishte lidhje e se nuk i njihte “autorët” e ngjarjes që janë edhe në kërkim.
Mirëpo, “Alepe News” mëson se emri i Ilir Doçit është lakuar edhe në Mars të këtij viti, kur skandali i Olesia Dukës, stomatologes që ndodhet ende në burg, u bë i ditur.
Olesia Duka u prangos më 25 shkurt 2018 nën operacionin e koduar “Zirkon” ndërsa prej atij momenti në policinë e shtetit dhe prokurorinë e Durrësit janë paraqitur mbi 10 persona, të cilët kanë bërë kallëzim penal ndaj dentistes. Të mashtruarit ishin kryesisht biznesmenë.
38 vjeçarja sipas policisë “përdori rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike”.
Ajo merrte paratë nga biznesmenët e kësaj fushe me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, por malli nuk mbërrinte kurrë në destinacion.
Lidhja me biznesmenin Ilir Doçi:
Në 4 Mars të këtij viti avokati i dentistes bëri deklaratën e fortë kur tha se dy biznesmenët Idlir Hoxha dhe Ilir (Idlir) Doçi ishin ata që ia kishin “punuar” Olesias.
KOHA JONË SONDAZH

