Zbulohet marrëveshja e Shqipërisë me FBI
Qeveria miratoi dje projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen me qeverinë amerikane për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit.
Ndërsa tashmë e ka kaluar këtë projektligj për shqyrtim dhe miratim në Parlament.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Uashington nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI-së më 15 prill të këtij viti, kur krerët e qeverisë u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Obama.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë mes tyre një apo më shumë pika për shkëmbimin e informacionit për çështjet e terrorizmit.
KOHA JONË SONDAZH

