Zbulohet një plantacion kanabisi me vlerë 1.4 milionë euro në Gjermani, arrestohet një shqiptar

Policia gjermane ka arrestuar një shtetas shqiptar 24-vjeçar pas zbulimit të një plantacioni të madh kanabisi në zonën e Tastungen, në landin e Turingisë.

Gjatë kontrollit në një stallë të braktisur, autoritetet sekuestruan rreth 140 kilogramë kanabis, me vlerë tregu rreth 1.4 milionë euro.

Sipas policisë, droga ishte përgatitur për t’u shitur në treg. Hetimet nisën pas dyshimeve për vjedhje të energjisë elektrike, pasi objekti kishte një faturë shumë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu shqiptar ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po heton për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?