Zbulohet një tjetër qendër masazhesh në Tiranë që shfrytëzohej për prostitucion

Një tjetër qendër masazhet ku ushtrohej prostitucion është zbuluar në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë administratori i këtij biznesi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?