Zbulohet predhë në kufrin shqiptaro-grek

Një predhë topi e përmasave ndodhet sot në vendin e quajtur Kataeto, në afërsi të Piramidës 74, në kufirin Shqiptaro- Grek. Burime nga banorë të zonës, kryesisht barinj, na thanë se predha i takon viteve të Luftës së Dytë Botërore.Në Komisariatin e Policisë në Sarandë na thanë se janë në dijeni të ndodhjes së kësaj predhe në këtë vend, por kushtet në të cilat ajo gjendet, mungesa e rrugës së makinës e bën tepër të vështirë transportimin e predhës. Përballë vështirësive të cilat i pamë edhe vetë kur shkuam atje mendoj se një zgjidhje duket të ketë, dhe kjo ndoshta duhet bërë përmes demontimit të predhës. Specialistë të kësaj fushe që merren me demontimin e predhave duhet të kenë në objektivat e tyre edhe predha si kjo që patë dhe që ndodhen në këtë zonë.

SHKARKO APP