Zbulohet “punishtja” e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, E.L, 42 vjeç dhe .B.L, 59 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se dy të arrestuarit kishin përshtatur një ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në lokalet e natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?