Zbulohet raporti i Prokurorisë: Janë rritur krimet seksuale dhe bandat kriminale

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor për gjendjen e kriminalitetit në vend.

Në këtë raport jepen të dhëna të detajuara për numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit në vend gjatë vitit 2019 gjithashtu një vështrim krahasimor për veprat specifike në krahasim me të dhënat e viteve të kaluara.

ABC News siguron raportin e Prokurorit të Përgjithshëm dorëzuar në Kuvend në të cilin raportohet se gjatë vitit 2019 janë rritur disa vepra apo krime të fushave të ndryshme.

Kështu sipas raportit, thuhet se gjatë vitit 2019 janë rritur me 40 % krimet seksuale, janë shtuar pengmarrjet, si dhe ka 25 % më shumë banda kriminale.

I rëndësishëm mbetet fakti se në raport thuhet se vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31 % të të gjithë gamës së veprava penale.

Ndërkohë që për sa i përket qyteteve që kanë kriminalitet më të lartë, listën e kryeson Vlora, e ndjekur nga Gjirokastra dhe më tej nga Durrësi.

Qarku i Vlorës konsiderohet si më problematiku për sa i përket numrit të veprave penale për banor përgjatë vitit 2019.

Ne raportin e Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Kuvendit në lidhje me veprat penale për vitin e shkuar, në të cilin verëhet një ulje e lehtë nivelit të kriminalitetit përgjatë vitit të shkuar krahasuar me 2018.

Sipas këtij raporti, në vitin 2018 koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë në të gjithë vendin ka qenë mesatarisht 1072 krahasuar me 1094 që ishte në vitin 2018.

Referuar këtij raporti, nëse qarku i Vlorës është më problematiku me një koeficient kriminaliteti 1 160 krime për 100 000 banorë, ai më i qeti duket të jetë Dibra me 577 krime për 100 000 banorë.

Ndërkohë, qarku i dytë më problematik duket të jetë Gjirokastra me 1 384 vepra penale për 100 000 banorë, kurse i treti është Durrësi me 1259 vepra penale për 100 000 banorë.

Pas Dibrës, si qarku më i qetë duket të jetë Kukësi me 761 krime për 100 000 banorë.

Sa i përket vrasjeve me dashje, qyteti më problematik paraqitet Korça, e ndjekur nga Tirana dhe Gjirokastra. Ndërkohë, edhe pse paraqitet me nivelin më të lartë të veprave penale, Vlora ka numrin më të ulët të “vrasjeve me dashje”.

Megjithatë, Vlora kryeson sa i përket veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” me 7 të tilla gjatë 2019, kurse Saranda, Kruja dhe Dibra janë të fundit për këtë vepër penale.

Ndërkohë, vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31 % të të gjithë gamës së veprave, ndërsa është shqetësues fakti se ka një rritje me 40 % të krimeve seksuale si edhe 30 % të rrëmbimeve. /abcnews.al

SHKARKO APP