Zbulohet rrjeti i kontrabandës së makinave në Berat, arrestohet një 30-vjeçar

Një rrjet kontrabande me pjesë automjetesh është zbuluar në qytetin e Dimalit.

Hetimet çuan në identifikimin e dy subjekteve ku automjetet çmontoheshin dhe pjesët e tyre shiteshin ilegalisht, kryesisht të ardhura nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë aksionit u sekuestruan 68 automjete, shumë prej tyre të çmontuara pjesërisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet bënë të ditur se aktiviteti i paligjshëm kishte krijuar një zinxhir të gjerë shpërndarjeje të pjesëve të kontrabanduara në tregun vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronari i njërit prej subjekteve, 30-vjeçari P. D., u arrestua menjëherë, ndërsa pronari i tjetrit, R. S., 31 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?