Zbulohet trafiku i makinave, 1 në pranga, 1 në kërkim. Ku vidheshin
Një person është arrestuar dhe një tjeter është shpallur në kërkim në finalizim të operacionit të koduar “Rrajca 2019”.
Në pranga është vënë shtetasi Xh. B., 53 vjeç, lindur në Prrenjas, Librazhd, ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë”- njofton policia.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në trafikimin e mjeteve motorike.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd.
Një shtetas në pranga dhe një i shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Xh. B., 53 vjeç, lindur në Prrenjas, Librazhd.
Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonise së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri.
Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi).
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.
KOHA JONË SONDAZH

