Zëdhënësi i PPE: Koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste.

Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Thirrje më të hapur se kaq nuk mund të ketë!

Bile PPE duket më e vendosur se opozita reale shqiptare, e cila dje e kritikoi kryeministrin, por nuk bëri thirrje për të dalë në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Megjithatë shpresa mbetet se në shtator populli do ftohet në Bulevard për Demokracinë dhe kundër mafies shtetrore. e cila ndryshoi Kushtetutën me firma fallso, me një parlament ilegjitim, në mënyrë të njëanshme, me një propozim antikushtetues sepse në kohën kur Shqipëria ishte me ligj në Gjendje të Jashtëzakonshme, nuk lejohet ndryshime apo prekje e Kushtetutës.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.
Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.
Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.
U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

SHKARKO APP