Zëdhënësja e KE: Fillojnë përgatitjet për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Komisioni Evropian informoi opinionin publik se pas konkluzioneve të djeshme të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për fillim të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, do të fillojnë përgatitjet për ato bisedime.

“KE-ja tani e fillon punën e përgatitjeve, siç qëndron në konkluzionet e Këshillit dhe do të vazhdojë të mbështesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, sidomos në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, dhe administratës publike, të cilët kanë impakt të madh mbi jetën e çdoditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margarita Shinas.

Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, me plotësimin e kushteve të vendosura Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të fillojnë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?