Zëdhënësja e KE: Rama të presë opinionin e “Venecias” për Kodin

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez është shprehur se Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri një arsyetim të shpejtë lidhur me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvend në 30 korrik.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimet e palëve politike mbi kërkesën e Presidentit që të jetë Komisioni i Venecias ai që do të japë një mendim juridik mbi ndryshimet në fjalë, Pisonero-Hernandez u shpreh se qëndrimi i KE është i qartë dhe pasqyrohet edhe në reagimin e komisionerit Varhelyi.

“Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteteve shqiptare.

Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik.

Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias“, u shpreh ajo raporton gazetarja e Abc News, Erisa Zykaj.

Më herët Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar. Sipas Gahler, institucionet e rangut të Komisionit të Venecias duhet të respektohet nga palët e interesuara dhe të përfshira. Ndërkohë Rama përveç reagimit të djeshëm nuk ka folur më për këtë temë ç’ka nënkupton se dekreti për kthim i Metës kalon të enjten në Kuvend për votim. “Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”,- tha Michael Gahler.  Pak ditë më parë, Presidenti Meta vendosi t’i kërkojë Komisionit të Venecias një mendim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi i ktheu ato për rishqyrtim në Kuvend.

SHKARKO APP