Zëdhënësja e PD: Edi Rama kriminalizoi shtetin, shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaron se dështimi e ka emrin Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në emisionin “Real Story” në News24, Zhupa shkruan se kreu i PD Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama.

POSTIMI I INA ZHUPËS
Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama!
Sepse të punosh për qytetarët sipas Ramës është dështim. Të punosh për krimin, jo!
Të ndalosh mafien e ndërtimit, sipas Ramës është dështim, të jesh partner i saj dhe t’i pastrosh paratë me kulla shumëkatëshe, jo!
Të ndërtosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Ramës, është dështim, të vjedhësh çdo qindarkë deri dhe tek shërbimin shëndetësor, jo!
Të përfaqësosh vlerat qytetare, sipas Ramës është dështim, të kriminalizosh shtetin dhe qeverinë, jo!
Ky modeli i Edi Ramës duhet zhdukur një orë e parë!
Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin.
Ai është nder kontribuesit kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit, Rama u vuri taksë shqiptarëve të veriut dhe Kosovës.
Basha është ndër kontribuesit kryesorë të anëtarësimit të vendit në NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.
Nën lidershipin e Bashës, Shqipërisë iu liberalizuan vizat, Rama përzuri shqiptarët nga vendi i tyre, i ktheu azilantë që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varfëroi Shqipërinë.
Lulzim Basha punoi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Edi Rama, siç e thonë media dhe ekspertë ndërkombëtarë, u investua personalisht për ndarjen e saj.
Ai mashtroi shqiptarët për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje të çmimit të produkteve të shportës, ulje të çmimit të energjisë etj.
E shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat dhe çmimet më të larta, ku 1/3 e qytetarëve nuk sigurojnë dot as ushqimin e përditshëm.
Arritjet e Ramës, me të cilat tashmë ka një vend të përcaktuar në histori, janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh.
Nëse dështimi do të kishte një emër tjetër, ai do të ishte Edi Rama!

SHKARKO APP