Zegjine Caushi-Bardhit: Të jesh falënderues, prej meje Berisha të la drejtues qarku
Deputetja e PS, Zegjine Caushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili i quajti deputetët e Fierit si “zar” të Belinda Ballukut.
Me një fjalim euforik, pasi më në fund u përmend nga një deputet në Parlament, Caushi i tha Bardhit: ‘Të më jesh mua falënderues e që s’të hoqi doktori nga qarku vetëm për të mos më bëri mua qejfin’.
Pjesë debati:
Bardhi: Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë. I kam premtuar popullit të Fierit ta çoj në burg.
Çaushi: Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund,. Ta thashë tek deti i Fierit por s’më besove. Më shiko në sy. Shiko yllo, erdhe në Fier për të pirë xhin, në orën 2 të natës dhe për të shkëlqyer xixa.
Dhe për të ngrënë qofte në lokalin e lagjes. Nuk pati fierak të të hapte derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk i indinjuan të shihnin fare. Në Roskovec ike më parë se të shkoje, pse s’ke shkuar tek ata pak demokratë që i dhanë ato vota për Gentin, këtu duhet të ishte Genti.
Të ma dish mua falënderues e që s’të hoqi doktori vetëm për të mos më bërë mua qejfin.
KOHA JONË SONDAZH

