FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zelensky dhe Netanyahu nderojnë senatorin amerikan Lindsey Graham, i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu, i bënë homazhe senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 71-vjeçare.

Zelensky e cilësoi Grahamin si “një mbrojtës të vërtetë të lirisë”, duke theksuar se ai ishte ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës në Uashington që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Sipas tij, senatori kishte vizituar Ukrainën dhjetë herë gjatë luftës dhe kishte qenë pranë popullit ukrainas në momentet më të vështira. bëri të ditur se ishte takuar me Grahamin dy herë vetëm gjatë javës së fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelenskyvlerësoi gjithashtu rolin e senatorit në nismat për afrimin e paqes, përfshirë përpjekjet për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë dhe sigurimin e mbështetjes dypartiake për Ukrainën në Kongresin amerikan. “Amerika dhe bota kanë humbur një lider të vendosur”, shkroi Zelensky, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Netanyahu shprehu dhimbjen për humbjen e Grahamit, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të afërt të Izraelit në Senatin amerikan.

“Senatori e kuptonte se siguria e Izraelit dhe e Shteteve të Bashkuara ishte e pandashme dhe se ia kishte kushtuar jetën mbrojtjes së Amerikës, forcimit të aleancës mes dy vendeve dhe mbështetjes së botës së lirë”, shkroi Netanyahu në mesazhin ngushëllues.

“Izraeli ka humbur një nga miqtë e tij më të mëdhenj. Amerika ka humbur një patriot të madh. Unë kam humbur një mik të dashur”, përfundoi Netanyahu. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?