Zelensky kërkon bashkëprodhimin e muni*ioneve, Kulluri: Do ti bëjë mirë ekonomisë së Shqipërisë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike zyrtare, Edvin Kulluri vlerëson pozitivisht propozimin e sotëm nga presidenti Zelensky për prodhimin e armëve e municioneve të përbashkëta.

“Duhet rritur financimi i forcave të armatosura dhe i shërbimeve të inteligjencës. Akoma nuk kemi nivelet e duhura të rekrutimit të të gjitha niveleve të forcave të armatosura. Situata është e brishtë në botë. Duhet të rrisim kapacitetet edhe për veten tonë. E dimë që në Ballkan janë të përfshira shumë interesa të vendeve të mëdha.

Kemi pasur traditë në prodhimin e armëve të vogla. Duke pasur këtë eksperiencë dhe duke qenë një nga vendet më të militarizuara para 90, por duhet të mbajmë nga ajo kohë prodhimin e armatimeve. Propozimi është interesant. Kjo është edhe një biznes i mirë për shtetin. Do i bënte mirë edhe ekonomisë”, u shpreh Kulluri.

SHKARKO APP