Zelensky: Mbështetja e Shqipërisë në kohë të vështira, na kujton Nënë Terezën
Më fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen. Po ashtu ai tha se kjo mbështetje i kujton Nënë Terezën.
”Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën, Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen”.