Zelensky: Ne duam ta shohim Putinin të gjykohet në Hagë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë.

Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.

Ligjvënësit holandezë konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten. Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe do të mbajë një fjalim në Hagë.

Gjatë vizitës së tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), presidenti ukrainas tha se “ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu në Hagë”, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin. ICC lëshoi një urdhër arresti për Putinin në mars për krimet e luftës në Ukrainë.

Zelensky tha se Putini meriton të dënohet për veprimet e tij kriminale, duke pohuar se presidenti rus do të gjykohet pasi Ukraina të fitojë luftën. “Kushdo që sjell luftë duhet të marrë gjykimin,” tha ai.

Vizita e presidentit ukrainas, Zelensky, nuk u njoftua paraprakisht dhe shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë. Më parë, ai ishte takuar me liderët nordikë në një samit në Finlandë, në të cilin ata premtuan mbështetjen e tyre për liderin ukrainas për aq kohë sa të ishte e nevojshme.

SHKARKO APP