Zelensky thirrje rusëve: Dilni në rrugë e thojini qeverisë tuaj se nuk doni të vdisni

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se sulmi rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

Ai e nisi fjalimin e tij me këto fjalë: “Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë, historia e Ukrainës, historia e Evropës.”

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.

Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth uzinës.

Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një “shteti terrorist bërthamor”. “Rrezatimi nuk e di se ku është Rusia. Rrezatimi nuk di për kufijtë e vendit tuaj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?