“Zëri Amerikës”: Konfirmohet, Gruevski në Hungari; kërkon strehim politik

Autoritetet hungareze kanë konfirmuar se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, ku ka këruar strehim politik. Organe përkatëse hungareze e kanë njoftuar Ministrinë maqedonase të Punëve të Brendshsme për këtë.

Zoti Gruevski, i cili kërkohet nga autoritetet e rendit, është paraqitur më herët të martën përmes Fejsbukut, duke bërë të ditur se ndodhej në Hungari ku po kërkon strehim politik.

Në disa ditë të fundit mora kërcënime të shumta me jetë. Tash jam në Budapestë dhe kam kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do të mbetem besnik ndaj kauzës për Maqedoninë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”, shkruhet në statusin e Fejsbukut të Nikolla Gruevskit. Ish-kryeministri maqedonas kishte raporte shumë të mira me kryeministrin hungarez Victor Orban deri sa ishte në krye të qeverisë në Shkup, por edhe më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?