“Zëri Amerikës”: Një ilaç i lirë dhe mjaft i disponueshëm, i quajtur dexamethasone, kundër koronavirusit

Nga VOA-

Një ilaç i lirë dhe mjaft i disponueshëm, i quajtur dexamethasone, mund të ndihmojë për shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus.

Ekspertët e Universitetit të Oksfordit në Britani thonë se përdorimi i këtij steroidi me dozë të ulët është një gjetje me rëndësi në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pakëson rrezikun e vdekjes me një të tretën për pacientët që janë në respirator. Për ata që janë me oksigjen, ilaçi e ul numrin e vdekjeve me një të pestën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është trajtimi i parë që premton shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19.

Ilaçi ka një histori përdorimi 60-vjeçare dhe prandaj kushton lirë.

Mjekët dhe kompanitë e ndryshme prej kohësh po kërkojnë trajtime që shpëtojnë jetën e pacientëve me koronavirus.

Ilaçi antiviral remdesivir i firmës Gilead Sciences, që tashmë është miratuar për koronavirusin, ka demonstruar vetëm aftësinë për shkurtuar periudhën e shërimit të pacientëve.

Ilaçi steroid dexamethasone deri tani është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të tilla si reumatizma, astma, alergjitë dhe madje ndihmon të sëmurët me kancer për të lehtësuar efektet anësore të kimoterapisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?