Zëri i Amerikës shkruan për dhunën ndaj grave në Shqipëri: Sfidë për autoritetet dhe shoqërinë

Në Shqipëri fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë. Denoncimet për këtë dhunë në familje në 5 vitet e fundit janë rritur me 21%, dhe sipas autoriteteve kjo tregon se ajo ka qenë e fshehur. Gjatë dy viteve të pandemisë së COVID- 19 ky fenomen u përkeqësua, gjë që çoi në rritjen e numrit të vrasjeve të grave dhe vajzave. Zyrtarët nënvizojnë se ka disa përmirësime ligjore me qëllim zbutjen e këtij fenomeni ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë së ende mbetet shumë për të bërë.

“Që në fillim ka ndodhur, që kur jemi njohur ka patur dhunë ndaj meje. Dhe kur kam qenë shtatzënë ka përdorur dhunë. Dhe në fund nuk e durova më, kur përdori dhunë dhe ndaj vajzës. Shkova në komisariat. Kam qenë me shenja. E dhunuar e rrahur, në një gjendje shumë të keqe, unë dhe vajza. Mora urdhër të menjëhershëm të mbrotjes dhe më vonë urdhër mbrojtje për një vit. Kam shumë frikë, se gjatë gjithë kohës më thoshte, që nëse ne ndahemi apo më bën diçka do të të vras. Dhe nëse futem në burg do dal”- tha për Zërin e Amerikës Ema, emër ky i përdorur nga Zëri i amerikës për t’i ruajtur anonimatin kësaj gruaje të dhunuar nga bashkëshorti. Ajo është një ndër 3960 gratë e dhunura në familje gjatë vitit të kaluar, ku afro gjysma e tyre janë bashkëshorte.

Në Shqipëri dhuna me bazë gjinore dhe kryesisht ajo ndaj grave dhe vajzave vijon të mbetet një barrë e rëndë për shoqërinë dhe autoritetet. Gjatë 5 viteve të fundit ka rënie me 9% të numrit të grave dhe vajzve të dëmtuara nga veprat penale në përgjithësi ndërsa vihet re me shqetësim rritja me 21% e denoncimeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje, për të njëjtën periudhë. Situata sipas ekspertëve u përkeqësua gjatë pandemisë së kovid 19. Sipas të dhënave zyrtare në dy vite dhuna ndaj tyre u rrit me 10% gjë që çoi edhe në rritjen e numrit të vrasjeve. 12 gra dhe vajza gjithsej humbën jetën nga dhuna në vitin 2021, 10 prej tyre nga ajo në familje, kundrejt 9 grave dhe vajzave në vitin 2020, 6 prej tyre nga dhuna në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi një dhunë ende të fshehur, e cila nuk denoncohet dhe përgjithësisht rastet kur ne kemi viktima janë rastet e patrajtuara të dhunës në familje. Pandemia shkaktoi një fenomen të dhimbshëm kur shumë gra që ishin në situatë dhune familjare u desh të izoloheshin me agresorët e tyre. Kështu, që në kohën e pandemisë, patëm një rritje dhe një agravim të situatës, e cila më pas i dha efektet e saj në 2021-in, sepse ndoshta rastet të cilat janë agravuar janë rënduar më pas për fat të këq përfunduan në vrasje”- u shpreh për Zërin e Amerikës Romina Kuko Zv. Ministre e Brendshme. VOA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?