Zetori përplaset me një ‘Benz’ në aksin Fier-Lushnje, 1 i vdekur, 2 të plagosur (Foto+Video)

FIER– Një aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se një zetor dhe një mjet tjetër tip ‘Benz’ janë përplasur në vendin e quajtur ‘Mulliri i Artë’.
Viktima udhëtonte me zetorin i cili ishte i ngarkuar me shalqinj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e aksidentit.
Forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW


