Zëvendëskryemistrja Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike!

Zëvendëskryemistrja Belinda Balluku njofton se Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar Presindenti Biden dhe zëvendëspresidentja Harris.

Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.
Shtëpia e Bardhë e thekson: “Ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme.”
Me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale“, shkruan Balluku në një postim në Facebook.

SHKARKO APP