Zëvendësministri i jashtëm: Kushtet e Bundestagut nuk janë kushtet për hapjen e negociatave
Për Sokol Dedjen, zëvendësministër i Jashtëm i Shqipërisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk lidhen me mos plotësimin e kushteve, por me problemet e brendshme të vetë BE-së. Dedja nga studioja e lajmeve në RTV Ora tha se Franca ka kërkuar ndryshimin e metodologjisë së negociatave dhe kur të miratohen këto ndryshime do të rriten shanset e Shqipërisë. Sipas tij, procesi i anëtarësimit është i vështirë dhe i gjatë, por perspektiva është pozitive.
“Bllokimi i vendimit në tetor ishte kryesisht nga Franca, nuk lidhet me plotësimin ose mos plotësimit e kushteve nga Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut. Franca kërkoi ndryshimin e metodologjinë se si bëhen nga negociatave. Ndryshimi i metodologjisë është një çështje e brendshme e BE. Më 5 shkurt komisioni i do të paraqesë një metodologji të caktuar. Nëse kjo miratohet, do të rriten më shumë shanse e hapjeve të negociatave. Në këtë drejtim ka sinjale pozitive. Procesi i negociatave synon që deri në fund që Shqipëria të ketë arritur të gjitha standardet e BE. Funksionimi i shtetit, i administratës, dhe të dëshmojë me rezultate që e zbaton legjislacioni ashtu sikurse edhe BE. Thelbi i procesit është evropianizimi i vendit. Ky është fokusi i ndryshimeve që kërkohet në metodologji, kjo do të thotë monitorim më i rreptë, por kjo është ajo që duam. Procesi është i vështirë dhe mund të jetë një proces i gjatë. Perspektiva e anëtarësimit është vërtetë e besueshme dhe e prekshme. Ajo që ne mund të bëjmë është akumulimi sa më shumë rezultateve, Shqipëria është vlerësuar objektivisht nga ke si një vend që ka bërë një progres të dukshëm për tu rekomanduar për të hapur negociatat për anëtarësim”, u shpreh zëvendësministri Sokol Dedja.
Nga ana tjetër Dedja nuk la pa përmendur edhe kushte t e Bundestagut gjerman, si dhe shqetësimet e Holandës. Në lidhje me to, Dedja tha se kushtet e Bundestagut kanë të bëjnë me procesin pas hapjes së negociatave dhe jo para. Ndërsa referuar shqetësimeve të Holandës ai tha se këto shqetësimi kanë të bëjnë me forcimin e shteti ligjor.
“Kushtet e Bundestagut nuk janë kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimit, por janë kushtet që ndjekin pas hapjes së negociatave. Përgjatë procesit të negociatave vendit kandidat i duhet të plotësojë kushtet e caktuar, kështu funksionojnë hapat pas negociatat. Shqetësimit e kuptueshme holandeze, kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor. Çështja është se qeverisë holandeze, është se i duhesh të marrë opinionin që të marrë opinionin e parlamentit. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Procesi i negociatave është dhe duhet të jetë i gjatë, pasi duhet të jemi të përgatitur edhe ekonomikisht kur të vijë momenti i anëtarësimit. Minishengeni nuk është një devijim nga procesi i anëtarësimit, por është një vazhdën drejt këtij procesi. Prandaj kjo është në linjë me procesin e Berlinin për forcimin e një ekonomie në rajon. Një plas masash për heqjen pengesave për nxitjen e një bashkëpunimi ekonomik në rajon”, u shpreh zëvendësministri Sokol Dedja.