
Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, deklaroi në Korçë se 7 efektivë policie janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas protestave të fundit. Gjatë një takimi në Korçë për parandalimin e trafikimit të fëmijëve, ajo tha se 4 persona të tjerë janë nën hetim, ndërsa janë depozituar 55 ankesa nga qytetarë që pretendojnë se policia ka tejkaluar kompetencat.
“Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjithashtu këta janë referuar nga Policia e Shtetit, kemi 4 të hetuar kryesisht nga vetë AMP-ja dhe janë edhe 55 ankesa të paktën deri në këto momente që flasim, janë 55 ankesa nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë sinjalizuar tejkalimin e detyrës nga policë të ndryshëm. Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe do të kthehet një përgjigje.
Është shumë e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët që po marrin pjesë në këtë protestë të njihen me individë të cilët nuk janë aty për t’i ndihmuar që të çojnë përpara mesazhet e tyre, por janë aty për t’u mësuar edhe atyre se si duhet të sillen në një”, tha Caka.
