Zëvendësohen shefat që zbuluan drogën në Rrëshen, ja 11 emrat

Rokadë në Policinë e Lezhës, vetëm tri ditë pasi u zbuluan magazinat e drogës në Rrëshen dhe vepruan në sajë të operacionit të koduar “Befasia”. Jo vetëm shefi i Antidrogës, por edhe 10 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, kryesisht shefa të seksioneve të ndryshme, janë kapur nga “reforma” e firmosur dje nga kreu i Policisë së Shtetit.

Gjithsesi, zyrtarë të kësaj drejtorie mohojnë që ndryshimet të kenë lidhje me operacionin që u zhvillua në Rrëshen.

11 SHEFAT QE LEVIZIN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.
  2. Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.
  3. Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.
  4. Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.
  5. Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  6. Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.
  7. Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.
  8. Ylli Vata nga shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.
  9. Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.
  10. Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  11. Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë . /Panorama/.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?